
U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari.
Policia njoftoi më herët se rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.