Njerëzit që hanë një vezë në ditë kanë një rrezik dukshëm më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare krahasuar me ata që nuk hanë fare vezë, sipas një studimi të ri të madh shkencor kinezo-britanik.
Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Liming Li i Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin e Pekinit, i cili publikoi botimin përkatës në revistën mjekësore britanike “Heart”, analizuan të dhëna mbi afërsisht 416,000 persona të moshës 30 deri në 79 vjeç, të cilët nuk kishin sëmundje të zemrës në fillim të studimit.
Pjesëmarrësit u ndoqën për rreth nëntë vjet dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte e lidhur me dietën e tyre. Gjatë kësaj kohe, gati 84,000 njerëz zhvilluan sëmundje të zemrës ose pësuan atak në zemër ose goditje në tru, ndërsa gati 10,000 vdiqën nga këto shkaqe kardiovaskulare.
U zbulua se ata që hanin mesatarisht një vezë në ditë (13% e pjesëmarrësve) kishin një rrezik 26% më të ulët për goditje hemorragjike në tru, një rrezik 28% më të ulët për vdekje nga goditja hemorragjike në tru, një rrezik 12% më të ulët për sëmundje ishemike të zemrës dhe një rrezik 18% më të ulët për vdekje nga shkaqe kardiovaskulare në përgjithësi, krahasuar me ata që hanin vezë shumë rrallë ose kurrë (9% e totalit).
“Studimi sugjeron se ekziston një lidhje midis konsumit të moderuar të vezëve, deri në një në ditë, dhe një incidence më të ulët të ngjarjeve kardiovaskulare“, thanë studiuesit. Studimi nuk ofron prova se si konsumi i lartë i vezëve (më shumë se një në ditë) lidhet me rrezikun kardiovaskular.
#Nëse #hani #një #vezë #në #ditë #keni #rrezik #më #të #ulur #për #prekur #nga #kjo #sëmundje #GAZETA #SHËNDETI
#Nëse #hani #një #vezë #në #ditë #keni #rrezik #më #të #ulur #për #prekur #nga #kjo #sëmundje #GAZETA #SHËNDETI