August 4, 2025
Nkunku-780x439-1.webp.webp


Interi ka rinisur kontaktet me përfaqësuesit e Christopher Nkunku, pasi Atalanta refuzoi ofertën e tyre të fundit për transferimin e Ademola Lookman.

Oferta e fundit e zikaltërve për Lookman thuhet se ishte 45 milionë euro, përfshirë bonuset, por Atalanta nuk pranoi, duke qëndruar e vendosur në vlerësimin prej 50 milionë eurosh.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Interit tashmë e konsiderojnë Nkunku si alternativën kryesore dhe kanë zhvilluar bisedime paraprake me agjentët e sulmuesit të Chelseat gjatë orëve të fundit.

La Dea nuk është e gatshme të ulë çmimin për Lookman, edhe pse vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar në San Siro gjatë kësaj vere.

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Nkunku është objektivi kryesor i Interit në rast se marrëveshja për Lookman dështon.

Chelsea është i hapur për oferta për sulmuesin francez, por një pengesë për Interin mund të jetë paga e lartë e Nkunku, e cila arrin në 6.5 milionë euro në vit.

Në krahasim, Ademola Lookman ka pranuar të nënshkruajë me Interin për një pagë prej 4.5 milionë eurosh, duke e bërë atë një opsion më të arritshëm financiarisht për klubin italian.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *