August 2, 2025
IMG_7388.jpeg


12:18 | 2 Gusht 2025

R J

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë.

Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t’i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën.

E lansuar nga Rospatriottsentr (Qendra ruse e Patriotëve), pjesë e agjencisë shtetërore për çështje të të rinjve, kjo iniciativë synon “edukimin e personave të zhvilluar në mënyrë harmonike”, sipas disa dokumenteve në faqen zyrtare të Qeverisë, të cilat i ka analizuar Systema, njësiti hulumtues i Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë.



BURIMI I LAJMIT

#Rusia #nis #testime #për #identifikuar #liderët #qysh #në #vegjëli, #Rusia #nis #testime #për #identifikuar #liderët #qysh #në #vegjëli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *