August 2, 2025
9f17415a-6f09-458a-a619-44e408bf8f52-1536x1023.jpeg


Shqipëria U-19 nis nesër përgatitjet për dy miqësore luksi ndaj Italisë U-19. Trajneri Julian Ahmataj ka grumbulluar 22 futbollistë të datëlindjeve 2007-2008, të cilët kanë qenë pjesë e vazhdueshme e përfaqësueses gjatë këtij viti, duke marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe seleksionime të ndryshme.

kombetarja u19

Kuqezinjtë do të nisin menjëherë përgatitjet në qendrën stërvitore të Coverciano-s, ndërsa ndeshja e parë ndaj Italisë do të zhvillohet më 5 gusht, në orën 18:00. Miqësorja e dytë do të luhet më 7 gusht, në orën 11:00.

Këto dy takime janë një shans i mirë për stafin teknik dhe lojtarët, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë kualifikues të Kampionatit Europian U-19. Shqipëria do të jetë vendi organizator i grupit 5, ku do të përballet me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë në muajin nëntor.PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



Source link





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *