August 2, 2025
Screenshot-21.jpg

Sipas një studimi të kryera nga studiuesit e Universitetit Loma Linda dhe i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, konsumimi i qumështit shton rrezikun për kancerin e gjirit te gratë.

Sipas studimit, edhe sasitë relativisht modeste të qumështit mund të rrisin rrezikun e një gruaje për kancer gjiri deri në 80%, në varësi të sasisë së konsumuar.

Të dhënat tregojnë se pirja e një sasie të vogël qumështi, në rendin e 1/4 ose 1/3 e filxhanit qumësht në ditë, shoqërohet me 30% rritje të rrezikut. Për një filxhan qumësht në ditë, rreziku relativ rritet në 50%, ndërsa për ata që konsumojnë dy deri në tre gota në ditë, rreziku shkon në 80%.

Shkencëtarët raportojnë, se arsyet e mundshme për të shpjeguar lidhjet midis kancerit të gjirit dhe qumështit mund të jenë përmbajtja e këtyre produkteve. Kanceri i gjirit tek gratë është shpesh i varur nga hormonet dhe marrja e qumështit dhe proteinave të tjera shtazore është lidhur në disa raporte me nivele më të larta në gjak të një hormoni të quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën-1 (IGF-1), i cili mendohet se promovon lloje të caktuara të kancerit.



BURIMI I LAJMIT

#Kjo #pije #lidhet #rritjen #rrezikut #nga #kanceri #gjirit
#Kjo #pije #lidhet #rritjen #rrezikut #nga #kanceri #gjirit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *