
Këtë vit manifestimi “Park Festival” (The Park Festival) do të zgjasë tri ditë dhe Gostivari do të jetë nikoqir i këngëtarëve të famshëm dhe me renome të muzikës zbavitëse dhe elektronike. Organizatorët parashohin edhe aktivitete shtesë për promovim të artistëve dhe performancave të reja.
Producenti dhe drejtori ekzekutiv, Jeton Vejseli në brifingun e sotëm informoi se edicioni i shtatë do të jetë shumë atraktiv veçanërisht për shkak të disa artistëve të shquar.
“Këtë vit në skenën në parkun e madh të qytetit do të performojnë Aurela Gaçe, me shou muzikor 80-minutësh. Enisa – yll ndërkombëtar i cili për herë të parë performon te ne, Yll Limani the Tajna, një nga artistët më të suksesshëm në skenën shqiptare. Veçanërisht atraktive do të jetë nata e parë në të cilën do të performojnë Toni Zen me orkestrën e tij (Revolution Band) dhe një nga dixhetë më të suksesshëm maqedonas Galovski”, tha Vejseli.
Ai shtoi se janë konfirmuar perfomancat e artistit të hip-hopit Geto Xhizi i cili do ta promovojë albumin e ri, Aleksandra Janeva dhe Tamara Vollçeska.
Përveç këtyre artistëve me renome, produksioni In-Boks në The Park Festival 2025 sjell edhe talente të reja me çka e vazhdojnë misionin për promovimin e tyre në skenën e madhe.
Manifestimi do të zgjasë prej 1 deri më 3 gusht dhe nga karakteri është multietnik, i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, komuna e Gostivarit dhe disa kompani
The post Yje muzikore vendas dhe të Ballkanit do të përfformojnë fundjavës në ”Park Festoval” në Gostivar appeared first on KOHA.