July 31, 2025
juventus1.jpg


Postuar: Korrik 30, 2025 | 17:47

Në një merkato që duket e bllokuar për shkak të pak lëvizjeve nga ana e Juventusit, drejtuesit po shqyrtojnë me kujdes lojtarët që më parë ishin konsideruar jashtë projektit, por që tani mund të kthehen në opsione surprizë për stolin dhe edhe për titullarët.

juventus

Drejtori sportiv Damien Komoli po punon për të plotësuar sulmin, por nuk e ka lënë jashtë vëmendjes edhe mesfushën dhe mbrojtjen. Në repartin difensiv, ku siguria mbi përdorimin e vazhdueshëm të Bremer dhe Kabal mungon, shanset janë që të përfitohet nga zgjidhje të brendshme si Daniele Rugani dhe Djalo, të cilët deri më tani kishin pasur fat të ndryshëm, por tani po konsiderohen më seriozisht. Fillimisht, Rugani ishte në listën e largimeve, me kërkesa konkrete nga Sasuolo dhe Xhenoa.

Megjithatë, ai ka arritur të bëjë një kompromis me klubin duke pranuar një ulje page gjatë rinovimit të vitit të kaluar. Kjo e bën atë një opsion shumë të leverdisshëm për Juventusin, veçanërisht si zëvendësuesi më i besueshëm i Bremerit, pa kosto të larta financiare. Ndryshe ka qenë historia e Djalo, i cili kaloi një periudhë të vështirë te Porto, pas një nisjeje jo të lehtë në Torino nën drejtimin e Tiago Motës.

Megjithatë, ai ka shfaqur një qasje pozitive gjatë fillimit të përgatitjeve me skuadrën e re dhe kjo ka fituar simpatinë e trajnerit Tudor dhe stafit të tij. Drejtuesit e Juventusit po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që Djalo të qëndrojë, duke e parë si një alternativë me perspektivë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *