
Postuar: Korrik 30, 2025 | 17:59
Ish-futbollisti i Akhmatit, Bernard Berisha, ka vlerësuar performancën e bashkëkombësit të tij Mirlind Daku në Rusi. Ish-futbollisti i Groznit e konsideron lojtarin shqiptar të Rubinit si një nga sulmuesit më të mirë në Premier Leagues Ruse (RPL).
“Unë dhe Daku komunikojmë dhe ai është si një vëlla për mua. Komunikojmë shumë, e kemi takuar njëri-tjetrin jashtë fushe disa herë. Mirlindi është një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin rus dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për Rubinin”, tha Berisha për “Championat”.
Berisha u largua nga Akhmati në verën e vitit 2025, një ditë para ndeshjes me Rubinin në Grozni. Shqiptari kishte luajtur për ekipin e Groznit që nga viti 2017. Daku luan për Rubinin sezonin e tretë. Gjatë dy kampionateve të mëparshme ruse, sulmuesi shqiptar shënoi 25 gola për ekipin e Kazanit.
PANORAMASPORT.AL
