
3
Rreth 1,500 persona diagnostikohen çdo vit me endokardit, një gjendje e rrallë që përfshin një infeksion në shtresën e brendshme të dhomave dhe valvulave të zemrës, i cili mund të dëmtojë zemrën dhe të jetë vdekjeprurës, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës (British Heart Foundation – BHF).
Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm janë thelbësorë për të parandaluar komplikimet fatale. Por shumë nga shenjat paralajmëruese mund të mos duken fare të lidhura me problemet kardiake. Një nga këto shenja është ndryshimi që ndodh në thonjtë tuaj.
Sipas fondacionit, bëhet fjalë për “vija të errëta dhe të pazakonta nën thonj”, të njohura si hemorragji në formë thekë (splinter haemorrhages). Këto shfaqen si vija të kuqërremta ose kafe, që ndjekin drejtimin e rritjes së thoit dhe ndodhin kur mpiksje të vogla gjaku dëmtojnë enët e imta të gjakut nën thua.
Trauma fizike, si goditja aksidentale e thoit, mund të shkaktojë këtë gjendje, ashtu si edhe sëmundje si diabeti apo përdorimi i disa barnave, përfshirë aspirinën, që mund të ndikojnë në formimin e mpiksjeve. Megjithatë, nëse kjo shenjë shfaqet në disa thonj dhe pa ndonjë dëmtim apo shkak të qartë, këshillohet që të konsultoheni me mjekun e familjes.
Shenja të tjera përfshijnë:
Njolla të vogla të errëta në lëkurë;
Gunga të kuqe dhe të dhimbshme në gishta ose në gishta të këmbës;
Lëkurë e zbehtë.
Simptomat më tipike shpesh janë të vështira për t’u dalluar, pasi ngjajnë me simptoma të ftohjes apo gripit. Gjendja gjithashtu mund të përparojë ngadalë, gjatë javëve apo muajve, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin, ndërkohë që disa persona mund të përjetojnë simptoma papritur.
BHF thekson:
“Endokarditi infektiv mund të jetë fatal nëse nuk trajtohet. Prandaj, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i shpejtë janë shumë të rëndësishëm. Duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mësipërme”.
Endokarditi zakonisht trajtohet me antibiotikë, nën kujdesin e mjekut të familjes dhe me analiza të rregullta të gjakut.
Në disa raste, mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për të riparuar dëmtimet në zemër ose për të hequr ndonjë absces të formuar.
Nëse infeksioni dhe dëmtimi i zemrës nuk trajtohen, mund të çojnë në dështim të zemrës dhe gjithashtu rrisin rrezikun për goditje në tru (stroke).
Si të ulni rrezikun nga endokarditi:
Sipas fondacionit, rreziku mund të reduktohet duke mbajtur një higjienë të mirë, veçanërisht të gojës, dhëmbëve dhe duarve. Kjo ndihmon në parandalimin e hyrjes së baktereve në gjak përmes gojës apo lëkurës nga infeksione të mundshme në ato zona.
#Shenja #të #fshehta #në #thonj #që #tregojnë #probleme #zemrën #mos #injoroni
#Shenja #të #fshehta #në #thonj #që #tregojnë #probleme #zemrën #mos #injoroni