
Don Xhoni duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë kur bëhet fjalë për Loredana Bratin.
Reperi ka lënë sërish një koment në videon e saj më të fundit në “TikTok”, duke sjellë përsëri në vëmendje marrëdhënien e përfolur mes tyre.
Pas komenteve të mëparshme që morën vëmendje në rrjet, ky reagim i ri nga ana e tij po interpretohet nga ndjekësit si një shenjë tjetër afrimi, apo ndoshta një përpjekje për të rifituar interesin e saj.


Lidhja mes Don Xhonit dhe Loredanës ka qenë në qendër të spekulimeve prej kohësh, edhe pse asnjëri nuk e ka konfirmuar publikisht.
Komentet në rrjete sociale po mbeten i vetmi burim dyshimesh për një romancë të mundshme, që, të paktën nga sjellja e fundit, duket se ende nuk është mbyllur përfundimisht.