July 23, 2025
atifete.jpeg


Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve me një paraqitje elegante në një event të fundit publik.

E njohur për stilin e saj të përmbajtur dhe klasin që e karakterizon, Jahjaga këtë herë është shfaqur me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë, i cili reflektonte freski, finesë dhe vetëbesim.

Fustani me prerje të hapur dhe rrudha të lehta theksonte në mënyrë të hijshme siluetën e saj, ndërsa ngjyra e verdhë i jepte pamjes një ndjesi pozitive dhe rrezatuese.

Aksesorët ishin zgjedhur me kujdes – një çantë dore e artë me shkëlqim dhe bizhuteri diskrete – duke krijuar një kombinim të balancuar mes thjeshtësisë dhe elegancës.

Me flokë të drejta të lëshuara natyrshëm dhe një make-up të lehtë e të sofistikuar, Jahjaga ka dëshmuar edhe një herë se klasi nuk njeh kohë./Telegrafi/

  

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *