July 22, 2025
aulon-kalaja-433x300-1.jpg


Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, i cili nuk siguroi mandat në zgjedhjet e 11 Majit ka ngritur padi në SPAK duke kërkuar sekuestrimin e kutive me pretendimin se janë tjetërsuar votat.

Ai ka deklaruar se numëruesit kanë bashkëpunuar me kandidatët për deputetë dhe u kaluan votat, duke i konsideruar si grup i strukturuar kriminal.

“Është një grup i strukturuar kriminal bëhet fjalë për bashkëpunim të një grupi numëruesish me një person të caktuar që ka përfituar vota në këtë rast”, theksoi Aulon Kalaja.

Ndërsa shtoi se ka përcaktuar kutitë, ku sipas tij, ka krim zgjedhor duke shtuar se “SPAK i ka gati, është hetim shumë i thjeshtë”.

Aulon Kalaja: SPAK të sekuestrojë kutitë, ndërkohë do e çoj në Kushtetuese. Bëhet fjalë për 3 persona që kanë bashkëpunuar, kanë marrë vota dhe i kanë dërguar tek një x kandidat. Kjo nuk diskutohet fare. Duhet bërë hetim i gjithanshëm, ky është krim zgjedhor.

Është një grup i strukturuar kriminal bëhet fjalë për bashkëpunim të një grupi numëruesish me një person të caktuar që ka përfituar vota në këtë rast. Ka njerëz që kanë futur duart tek votat e shqiptarëve duke i marrë 42 vota një kandidati, nuk është gabim njerëzor.

I kam përcaktuar kutitë ku ka krim zgjedhor, SPAK i ka gati. Është hetim shumë i thjeshtë.

Beteja ime do të vazhdojë, kam depozituar dy kallëzime  këtu. Ndërkohë do të vazhdoj edhe në Kushtetuese për të goditur Kolegjin Zgjedhor që më rrëzoi për legjitimitet dhe një vendim tjetër që Kodi Zgjedhor ua pamundëson kandidatëve procesin e numërimit të votave, është antikushtetues.

Jam në dy procese paralele, në SPAK për sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin dhe në Kushtetuese pikërisht për këtë nen.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *