July 22, 2025
elvis.webp.webp


Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në repartin defensiv, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit Elvis Letaj.

Lajmi është konfirmuar nga klubi suharekas përmes një njoftimi zyrtar.

“Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mbrojtësit të talentuar Elvis Letaj. Reprezentuesi i Kosovës U21, i njohur për shpejtësinë, vendosmërinë dhe disiplinën taktike, i bashkohet skuadrës sonë për të forcuar repartin defensiv në sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Letaj, i cili vjen nga kampionati kroat, konsiderohet një ndër mbrojtësit më premtues të gjeneratës së tij, duke rritur kështu pritshmëritë për kontributin që pritet të japë në skuadrën suharekase.

“Letaj vjen nga kampionati kroat dhe konsiderohet një prej mbrojtësve më premtues të gjeneratës së tij. Me këtë transferim, FC Ballkani tregon edhe njëherë ambicien për të konkurruar denjësisht në arenën vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *