
Me urdhër të Gjykatës, Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së hënës kontrolle në 14 banesa të personave të lidhur me inceneratorin e qytetit. Veprimet janë kryer në kuadër të hetimeve për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur më shumë se një vit më parë, pas një zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve në vitin 2024.
Fillimisht, hetimet u fokusuan tek zjarrvënia, por gjatë procedurës hetimore janë identifikuar elemente që lidhen me keqpërdorim të detyrës nga persona të përfshirë në menaxhimin e inceneratorit.
Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar nëse ka përgjegjësi penale konkrete lidhur me çështjen.