July 21, 2025
flip_pressrelease_2_250707.png


Samsung Electronics prezantoi Galaxy Z Flip7, telefonin kompakt me AI për epokën multimodale, i fuqizuar nga ekrani i ri FlexWindow. Mjaft i vogël për t’u futur në xhep, por njëkohësisht tepër i fuqishëm për përdorim të gjithanshëm, ai kombinon teknologjinë Galaxy AI me ekranin FlexWindow që shtrihet nga skaji në skaj, kamerën kryesore të avancuar dhe dizajnin ikonë, ultra kompakt. Nga asistenti intuitiv zanor me AI deri te selfiet më të mira, Galaxy Z Flip7 është shoku juaj i përditshëm në formë xhepi, i krijuar për një ndërveprim të përsosur dhe efikasitet maksimal në çdo ditë.

“Galaxy Z Flip7 është dëshmi se inteligjenca e madhe mund të vijë në një formë të vogël, xhepi,” tha TM Roh, President dhe Drejtor i Mobile eXperience Business në Samsung Electronics. “Duke sjellë kapacitete të fuqishme multimodale të inteligjencës artificiale dhe funksionalitet të shkëlqyer të ekranit FlexWindow, kemi krijuar një pajisje që përshtatet, parashikon dhe fuqizon përdoruesit, duke hapur një mënyrë më inteligjente dhe intuitive për të komunikuar me botën.”

Efikasiteti i formatit të vogël

Përmbajtje që shtrihet në mënyrë elegante nga skaji në skaj në ekranin mahnitës FlexWindow, i cili vendos informacionet thelbësore në fokus, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të shkruajnë mesazhe të shpejta, të kontrollojnë orarin ose të kapin selfie me cilësi të lartë. Ekrani më i ndritshëm FlexWindow deri tani në telefonat Galaxy Z Flip ofron një ritëm rifreskimi jashtëzakonisht të shpejtë, duke bërë që gjithçka të duket e gjallë dhe e rrjedhshme, madje edhe në dritën e diellit.

  • Ekrani Super AMOLED FlexWindow 4.1 inç është më i madh deri tani në telefonat Galaxy Z Flip, me përdorshmëri nga skaji në skaj që ju lejon të shihni dhe bëni më shumë në ekranin e jashtëm.
  • Me ndriçim maksimal prej 2600 nit dhe ritëm rifreskimi 120 Hz të rrjedhshëm në ekranin kryesor dhe FlexWindow, Galaxy Z Flip7 ofron lëvizje shumë të buta për shfletim, streaming dhe lojëra. Për më tepër, FlexWindow përfiton nga përmirësimi Vision Booster, që rrit dukshmërinë në ambient të hapur, në mënyrë që të qëndroni të lidhur kudo që jeni.
  • Ekrani kryesor është 6.9 inç Dynamic AMOLED 2X, i krijuar për përvoja vizuale ultra mbresëlënëse dhe pa ndërprerje.

Më i hollë dhe më i qëndrueshëm Galaxy Z Flip

Galaxy Z Flip7 është krijuar për portabilitet dhe performancë të fuqishme në pëllëmbë të dorës. Falë përmasave kompakte dhe siluetës elegante, futet lehtësisht në xhep apo çantë të vogël dhe është shoku perfekt për çdo moment të ditës, nga telefonatat gjatë një takimi për kafe, deri te kapja e fotografive në dyqan, pa u shqetësuar për rëniet apo goditjet. I dizajnuar të zgjasë dhe të përballojë përdorimin e përditshëm më të kërkuar.

  • Me peshë vetëm 188 gramë dhe trashësi vetëm 13.7 mm kur është palosur, Galaxy Z Flip7 është më i holli Galaxy Z Flip deri tani.
  • Gjenerata më e fundit e Galaxy Z Flip është e mbrojtur me xhamin Corning® Gorilla® Glass Victus® 2.
  • Kthesa Armor FlexHinge është më e hollë se te gjenerata e mëparshme falë dizajnit të përmirësuar dhe materialeve me qëndrueshmëri të lartë për një palosje më të butë dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
  • Korniza e fortë Armor Aluminum siguron një mbrojtje të fuqishme të jashtme për rezistencë më të madhe ndaj dëmtimeve.

Fuqi që zgjat më shumë dhe punon më zgjuar

Megjithëse Galaxy Z Flip7 është plotësisht i përmirësuar dhe më i vogël në dizajn, ai vjen me bateri më të madhe dhe ekran më të madh, të gjitha në një formë më kompakte. Me baterinë më të madhe që është përdorur ndonjëherë në serinë Galaxy Z Flip, ai ofron energji të mjaftueshme për të parë edhe një film pa e karikuar, duke ju mundësuar të dëgjoni muzikë apo podkaste gjatë udhëtimeve të gjata, të redaktoni foto dhe të ndani momentet e ditës pa ndërprerje.

  • Bateria 4300 mAh është më e madhja deri tani në serinë Galaxy Z Flip, duke ofruar deri në 31 orë shikim video me një karikim të vetëm.
  • Galaxy Z Flip7 fuqizohet nga procesori më i fundit 3nm, i personalizuar për Galaxy dhe i përshtatshëm për stilin e jetës së sotme me një CPU, GPU dhe NPU edhe më të fuqishme se Galaxy Z Flip6. 
  • Samsung DeX vjen për herë të parë në Galaxy Z Flip7, duke mundësuar transformimin e menjëhershëm të telefonit në një stacion pune praktik: kur përdoruesit e aktivizojnë dhe e lidhin me një ekran të jashtëm, ata marrin përvojën e një desktopi për multitasking të avancuar.

AI për çdo xhep

Me ekranin FlexWindow të përmirësuar për përdorshmëri më të madhe dhe funksione Galaxy AI që janë më të zgjuara dhe më të avancuara se kurrë më parë, Galaxy Z Flip7 sjell një epokë të re prakticiteti dhe funksionaliteti. Ai ju mundëson të kërkoni me zë, të merrni përgjigje dhe të kryeni veprime drejtpërdrejt nga ekrani FlexWindow. I fuqizuar me ndërfaqen e parainstaluar One UI 8 dhe sistemin operativ Android, ofron një përvojë të vërtetë multimodale me AI, të optimizuar për dizajnin legjendar Flip, me mundësinë për të kryer shumë detyra direkt nga ekrani i jashtëm.

Kjo përvojë intuitive dhe e thjeshtë rishkruan mënyrën e punës dhe personalizimit, duke e bërë Galaxy Z Flip7 shoqëruesin ideal, qoftë kur udhëtoni nëpër botë, apo kur kaloni një ditë të ngarkuar.

Galaxy Z Flip7 sjell një nivel të ri personalizimi me mbështetjen e inteligjencës artificiale, të përshtatur me stilin dhe zakonet tuaja të përditshme.

Nga sfondet e rekomanduara deri te emoji-t, ngjyrat dhe widget-et e personalizuara, gjithçka është optimizuar për përdorim me vetëm një dorë, dhe FlexWindow shndërrohet në një reflektim dinamik të vetë përdoruesve. Qoftë duke u përgatitur për udhëtim apo duke përshtatur pajisjen me humorin tuaj, personalizimi është i thjeshtë dhe vazhdimisht evoluon.

  • Gemini Live tani është i disponueshëm edhe në ekranin FlexWindow, duke e bërë kërkimin zanor për informacion ose kryerjen e detyrave të ndryshme shumë të lehtë, pa përdorur duart. Përgatitja për një udhëtim jashtë vendit bëhet e thjeshtë duke thënë thjesht çfarë ju nevojitet Gemini-t, qoftë informacioni për fluturimin në Samsung Wallet, një kujtesë për nisjen drejt aeroportit, apo gjetja e restoranteve më të mira në destinacion dhe këto të dhëna ruhen në Samsung Notes për qasje të shpejtë më vonë. Asistenti juaj personal AI përgatit gjithçka direkt në ekranin e jashtëm.
  • Me Gemini Live dhe funksionin e ndarjes së kamerës, ndihma në kohë reale është po aq e thjeshtë sa të drejtoni kamerën. Qoftë duke bërë paketimin për udhëtim apo duke zgjedhur veshjen, thjesht tregoni Gemini-t atë që shihni. Mund të pyesni edhe: “Cila nga këto kombinime është më e përshtatshme për motin në Seul?” dhe Gemini do t’ju përgjigjet, sikur të ishte një mik që dëshiron t’ju ndihmojë.
  • Now Bar tregon aktivitetet e aplikacioneve në kohë reale, progresin e podcast-eve që dëgjoni dhe njoftimet në ekranin e jashtëm, tani i integruar me më shumë aplikacione të palëve të treta. Një shikim i shpejtë në FlexWindow ju lejon të kontrolloni orarin e transportit, këngën që po luhet, rezultatet më të fundit të ndeshjeve të futbollit dhe shumë të tjera.
  • Now Briefsjell njoftime ditore të personalizuara, duke përfshirë informacione për trafikun, kujtesa, evente nga kalendari dhe përmbledhje aktivitetesh. Ai jep rekomandime për muzikë dhe video bazuar në abonimet dhe interesat tuaja, si dhe qasje të thjeshtë në të dhënat për shëndetin dhe mirëqenien përmes aplikacionit Samsung Health ose pajisjeve Galaxy Watch.
  • Orë e re FlexWindow tani përshtatet në kohë reale me sfondin e ekranit FlexWindow, duke u përkulur rreth fytyrës ose objektit në foto, në mënyrë që shfaqja e kohës të mos jetë kurrë e bezdisshme. Qoftë në ekranin e kyçur me selfie apo pamje panoramike, Stretch Clock siguron që imazhi të mbetet i qartë dhe i dukshëm.

Një studio selfie me madhësi xhepi

Galaxy Z Flip7 sjell fotografinë në nivel flagship dhe kamerën më të mirë selfie që Samsung ka ofruar ndonjëherë. Me Samsung ProVisual Engine të avancuar, pajisja optimizon në mënyrë inteligjente çdo skenë, duke dhënë foto të mprehta dhe të detajuara në çdo kusht drite, pa pasur nevojë për rregullime manuale. Nga momentet argëtuese me kafshët shtëpiake, te kuadrat e zmadhuara nga festivale e deri te portretet në perëndim të diellit, Galaxy Z Flip7 sjell rezultate mahnitëse, pa nevojën për stativ apo hapjen e ekranit.

  • Sistemi kryesor me dy kamera përfshin lente 50 MP me kënd të gjerë dhe 12 MP ultra të gjerë, që ofrojnë qartësi të lartë në çdo dritë, qoftë duke kapur peizazhe apo selfie cilësore direkt në ekranin e jashtëm.
  • Me Enhanced Nightography, përdoruesit mund të realizojnë fotografi të gjalla në kushte të dobëta drite, falë rregullimeve të avancuara të ndriçimit dhe reduktimit të zhurmës dhe dridhjeve në foto.
  • HDR 10-bit sjell ngjyra më të pasura, kontrast më të thellë dhe detaje më reale, pa marrë parasysh orën e ditës.
  • Galaxy Z Flip7 ngrit selfie-n në një nivel të ri, direkt nga ekrani FlexWindow. Funksioni Real-Time Filters lejon shikimin dhe përmirësimin e menjëhershëm të fotove FlexCam. Me Zoom Slider-in e ri, përdoruesit mund të zmadhonin ose zvogëlojnë pamjen me një rrëshqitje të thjeshtë, ideal për të kapur të gjithë veshjen ose selfie grupi pa asnjë person jashtë kornizës.
  • Me Dual Preview, fotografi dhe personi që fotografohet mund të shohin në kohë reale kornizën në ekranin FlexWindow, duke ndihmuar që fotoja perfekte të dalë që në shkrepjen e parë.
  • Momentet e përditshme me kafshët shtëpiake lehtë shndërrohen në foto tërheqëse falë funksionit Portrait Studio në Photo Assist, qoftë për të krijuar stilin e një filmi të animuar, efektin zbavitës “fisheye” apo pamjen elegante dhe profesionale.

Samsung Galaxy Z Flip7 FE

Samsung ka prezantuar gjithashtu Galaxy Z Flip7 FE, duke sjellë përvojën e telefonëve me palosje për edhe më shumë përdorues. Kompakt kur paloset dhe i gjerë kur hapet, Galaxy Z Flip7 FE vjen me një ekran kryesor 6.7 inç, që ofron një përjetim mbresëlënës gjatë shikimit të përmbajtjeve. Falë kamerës 50 MP FlexCam, përdoruesit mund të realizojnë selfie dhe video me cilësi të lartë në modalitetin Flex Mode, pa përdorur duart dhe madje pa hapur fare pajisjen. Now Brief shfaq informacion të dobishëm si parashikimin e motit, orarin ditor dhe njoftimet për trafikun, tani në një ndërfaqe të optimizuar për formatin kompakt të modelit Galaxy Z Flip7 FE. I disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë, ky pajisje ka një pamje minimaliste që i përshtatet në mënyrë të përkryer dizajnit inteligjent dhe të palosshëm.

Siguri në lëvizje, e gatshme për të ardhmen

Ndërsa përvojat mobile bëhen gjithnjë e më inteligjente dhe më të ndërlidhura, Samsung forcon bazat e sigurisë, duke prezantuar masa të reja për mbrojtjen e AI në pajisje, zgjeruar zbulimin e kërcënimeve në pajisje të shumta dhe përmirësuar sigurinë e rrjetit me metoda enkriptimi rezistente ndaj kompjuterëve kuantikë. Me One UI 8, Samsung sjell privatësi të avancuar për përvojat me AI personale, falë sistemit Knox Enhanced Encrypted Protection (KEEP).KEEP krijon depo të enkriptuara specifike për secilën aplikacion brenda një zone të sigurt të memories së pajisjes, duke siguruar që çdo aplikacion të ketë akses vetëm te të dhënat e veta sensitive  dhe jo më shumë. Gjithashtu, me One UI 8, Samsung përmirëson sistemin Knox Matrix për të ofruar një mbrojtje më proaktive dhe më të qasshme për përdoruesit në të gjithë ekosistemin Galaxy. Si pjesë e angazhimit për sigurinë në nivel kuantik, Samsung ka integruar kriptografinë post-kuantike edhe në shërbimin Wi-Fi të Sigurt. Kjo përmirësim mbron proceset thelbësore të shkëmbimit të të dhënave në zemër të lidhjeve të enkriptuara, duke ofruar privatësi të fortë edhe në rrjete publike apo të hapura.

Shërbimi Fast Track

Samsung ka lançuar gjithashtu shërbimin e mbështetjes së shpejtë në Europë për përdoruesit e serisë Galaxy Z. Kjo shërbim premium, falas për të gjithë poseduesit e pajisjeve Galaxy Z, ofron asistencë të dedikuar nga ekspertë të kualifikuar të Samsung, me mbështetje të menjëhershme në dyqan, përmes chat-it online apo nëpërmjet telefonit.

Disponueshmëria dhe ofertat

Galaxy Z Flip7 do të jetë i disponueshëm për porosi paraprake duke filluar nga data 9 korrik, ndërsa shitja e përgjithshme nis më 25 korrik. Galaxy Z Flip7 vjen në ngjyrë të zezë, blu dhe të kuqe korale.

Për më shumë informacion rreth Galaxy Z Flip7, vizitoni www.samsung.com/al.

###

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *