July 21, 2025
Screenshot_20250721-100749.png


Këngëtarja Albina Kelmendi ka reaguar me zhgënjim të thellë pas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, ku këngëtarja Egli Tako shfaqet duke interpretuar këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës në një klub nate.

Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta, veçanërisht për mënyrën e paraqitjes dhe kontekstit ku është kënduar kjo këngë me përmbajtje patriotike.

Në video, Egli Tako interpreton këngën gjatë një koncerti të saj, ndërsa veshja dhe ambienti janë cilësuar nga shumë komentues si të papërshtatshëm për këtë këngë që bart një peshë të madhe emocionale dhe historike për publikun shqiptar.

Albina Kelmendi e ka ripostuar videon në rrjete sociale, duke e shoqëruar me një reagim të shkurtër por të drejtpërdrejtë:
M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

Në video shfaqet edhe një koment ironik i një përdoruesi, i cili shkruan:
Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë.

Reagimi i Albinës ka hapur diskutime të reja mbi mënyrën se si duhet trajtuar trashëgimia muzikore dhe kulturore, sidomos kur bëhet fjalë për këngë që lidhen me historinë dhe sakrificën kombëtare.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *