
Presidenti Kinez Xi Jinping bëri thirrje që vendi i tij të mos nxitojë me investimet në inteligjencë artificiale dhe makinat elektrike.
Ndërsa ankthi i deflacionit po shtohet së bashku me luftën tregtare të Trump ndaj Kinës, ekonomia e dytë më e madhe në botë po drejtohet nga industritë me rritje të shpejtë të teknologjisë për të qëndruar konkurruese.
Megjithatë Xi mendon se kjo strategji ka një problem. Siç raportohej nga Financial Times, presidenti i Kinës dërgoi një mesazh për investimin në këta sektorë gjatë një konference në Pekin.
“Kur bëhet fjalë për projektet, janë disa segmente si inteligjenca artificiale, fuqia kompjuterike dhe automjetet e burime të reja energjie,” tha gjatë fjalimit. “Por a duhet që të gjitha provincat e vendit të përqendrohen tek këto drejtime?”
Sipas Financial Times, Xi kritikoi zyrtarët të cilët inkurajojnë zhvillimin e shpejtë por nuk mendojnë për pasojat. Kina është lider global të industrinë e makinave elektrike dhe vendi po konkurron me SHBA-të në taksitë robotike.
/PCWorld Albanian