July 21, 2025
Sali-Berisha-ne-SPAK-11-Shtator-2024-1068x638-1.jpg


Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur sot seanca për “Dosjen Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha është i pandehur për korrupsion. Berisha nuk është paraqitur në sallë, por përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka bërë të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.

“Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do të paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Do të paraqitem sa herë ta gjykoj të arsyeshme se duhet të jem i pranishëm,” thuhet në deklaratën e ish-kryeministrit.

Ndërkohë, trupa gjykuese është tërhequr në dhomë këshillimi për një vendim të ndërmjetëm mbi vijimin ose jo të seancës, pasi avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi nuk është i pajisur me prokurë të posaçme. Gjykata kishte vetëm miratimin verbal të të pandehurit gjatë seancës paraprake.

Në sallë ishin të pranishëm fizikisht vetëm të pandehurit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.

Pas rikthimit, GJKKO vendosi të vijojë seancën, duke arsyetuar se “i pandehuri Fatmir Bektashi ka dijeni rregullisht për seancën”.

Ndërkohë, zëvendëskryetari i GJKKO vendosi të mos pranojë dorëheqjen e gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja. Ulliri, kryesuese e trupës gjykuese ku bëjnë pjesë edhe gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, kërkoi dorëheqjen me argumentin se ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë pasi ka një kushëri deputet aktual të Partisë Demokratike.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, paraqiti në fillim të seancës një kërkesë paraprake për përjashtimin e trupit gjykues.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *