
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është përgjigjur nëse ka pasur ndonjë marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj rreth situatës së krijuar në Kuvend.
I pyetur nga gazetarët derisa po hynte në objektin e Kuvendit, Kurti nuk u përgjigj.
Por ndryshe nga Kurti, një përgjigje e dha deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri.
Bahtiri tha se ska marrëveshje mes Kurtit e Limaj.
“Çka po mendon ti, po a jo?”, pyeti Bahtiri gazetarin, i cili tha: “Jo”.Më pas, deputeti vazhdoi më përgjigjen: “Saktë e ke”.