July 22, 2025
3-4-1068x801-1-780x439-1.webp.webp


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke e akuzuar për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe për mungesë transparence në negociatat me partitë e tjera.

“Me gjasë, nuk do ta votoj asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit”, deklaroi Kadrijaj para mediave, para fillimit të seancës.

Ajo shprehu pakënaqësi edhe për mënyrën se si janë zhvilluar komunikimet ndërpartiake, duke përmendur takimin e raportuar mes Kurtit dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj.

Sipas saj, partitë tjera nuk janë njoftuar për këtë takim dhe nuk dihen as kërkesat konkrete të palëve.

“S’kemi pasur informata. Mesa dukej, sipas raportimeve janë takuar për të mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku është qëllimi, çka janë kërkesat e zotit Limaj dhe zotit Kurti. Mbetet të shihet në vazhdim”, theksoi ajo.

Kadrijaj paralajmëroi se afati kushtetues po përfundon dhe se sipas saj përgjegjësia për të mos lejuar dështimin bie mbi Albin Kurtin.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *