July 21, 2025
broja.jpg


Postuar: Korrik 21, 2025 | 17:32

Armando Broja do të zgjedhë në javët e ardhshme destinacionin e radhës së karrierës së tij që do të jetë larg Çelsit. Ai dhe klubi londinez praktikisht kanë shkëputur të gjitha marrëdhëniet dhe futbollisti thjesht pret të gjejë një skuadër të re për t’u transferuar.

broja

Mediat pranë klubit londinez bëjnë të qartë se kërkesat për lojtarin janë më të shumta nga jashtë Anglisë dhe katër prej tyre janë shumë më të avancuara. “Chelsea News” bën të ditur se interesimi i skuadrës së Parmës nga Seria A është konkret dhe jo thjesht një thashethem i merkatos.

Gjithashtu, Shtutgarti dhe Lajpcigu nga Bundesliga janë në kërkim të një lojtari si Broja dhe kanë vendosur kontaktet e para me Çelsin që zotëron kartonin dhe vetë sulmuesit.

Gjithashtu, pista e katërt interesante mbetet ajo e PSV në Holandë, ku sulmuesi do të kishte mundësinë që të rifitonte më me qetësi formën më të mirë, duke qenë gjithsesi në një klub me ambicie.

Portali në fjalë bën të ditur se këto janë katër alternativat kryesore për të ardhmen e Brojës dhe se Çelsi pret të shesë përfundimisht lojtarin, jo thjesht ta huazojë atë siç ka bërë në sezonet e kaluara. Një variant i cili i intereson tashmë edhe vetë Brojës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *