July 21, 2025
fshf.jpg


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të mbështesë organizimin e një turneu të veçantë futbolli për fëmijët në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik në Preshevë.

Ky aktivitet sportiv në bashkëorganizim me Shoqatën Sportive “Lëvizja” në Preshevë, është i hapur për të gjithë fëmijët e shkollave të futbollit “Lugina”, “Tërnoci”, “Besa”, si dhe për fëmijët nga diaspora shqiptare.

Turneu do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Bujanocit, Qendrën Sportive “Presheva”, si dhe klubet e futbollit në rajon.

FSHF “do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi që ka në fokus zhvillimin e futbollit bazë dhe përfshirjen e fëmijëve të Luginës në aktivitete sportive”, thuhet në njoftimin e qeverisë së futbollit në Shqipëri.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *