July 22, 2025
Berisha-malltezi-GJKKO-643x450-1.png


Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për çështjen “Partizani”.

Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm. Ai pretendoi se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën, megjithatë në komunikime të mëparshme me gazetarët, Berisha ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë se Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *