July 22, 2025
bujar.png


Kandidati për kryetar të komunës së Çairit dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të ardhshme në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë thjesht një proces elektoral, por do të shërbejnë si një referendum për të gjithë shqiptarët në vend.

Në një intervistë  për Euronews Albania, Osmani theksoi se shqiptarët po përballen me një model të mirëorganizuar politik që synon të zhbëjë identitetin e tyre, fituar sipas tij përmes Marrëveshjes së vitit 2001.

“Në zgjedhjet e ardhshme përkundër dëshirës tonë, nuk do të jenë zgjedhje normale lokale por do të jenë referendum në fakt. Nga ana tjetër përkundër normalizimit të konceptit të përjashtimit, nënshtrimit, margjinalizimit të shqiptarëve në Maqedoni e Veriut, duhet thënë po instalohet një model që është i mirëmenduar për ta zhbërë identitetin tonë që e kemi fituar me anë të marrëveshjes në 2001,”- tha Osmani.

Ai shtoi se kjo strategji është planifikuar prej kohësh dhe po zbatohet në mënyrë të qëllimshme gjatë këtij viti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *