July 17, 2025
1752688848_xzcxc.jpg


14 institucione të rëndësishme qendrore, që mbulojnë fusha të ndryshme dhe me funksione inspektuese, do të riorganizohen në funksion të ligjit për inspektimet.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për riorganizimin e institucioneve inspektuese që veprojnë në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv.

Institucionet që do të riorganizohen janë: Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë, funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të kalojnë në inspektorate të reja qendrore, që do të krijohen në përputhje me ligjin e ri për inspektimin dhe strukturën e ministrive përgjegjëse.

Më 2 korrik kryeministri Edi Rama, kërkoi pezullimin e punës së AKU, gjatë një takimi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ku teksa u shpreh kritik për punën e AKU, Rama urdhëroi për të pezulluar sa më parë këtë institucion, pasi sipas tij më shumë bën dëme sesa punë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *