July 17, 2025
im-45021243.jpg


Presidenti Amerikan Donald Trump ditën e Marte ndërhyri për të gjetur një marrëveshje mes ligjvënësve Republikanë pasi vota në mbështetje të ligjit për kriptomonedhat dështoi.

Një votë e dështuar proceduriale në Dhomën e Përfaqësueve ditën e Marte bëri që aksionet e kompanive kripto të binin. Por presidenti Republikan tha përmes një deklarate mbrëmjen e së Martes se do të takohej në Zyrën Ovale me 11 prej 12 përfaqësuesve të Kongresit vota e të cilëve nevojitej për miratimin e ligjit.

“Pas një bisede të shkurtër, kemi rënë dakord të gjithë të votojnë nesër në favor të ligjit,” shkruante Trump në platformën e tij të medias sociale.

Dhoma e Republikanëve e kishte etiketuar këtë javë si “Java Kripto” dhe shumë prej tyre dukeshin të gatshëm të miratonin ligjin që do të ofronte një qartësi rregullatore për industrinë e aseteve dixhitale.

Disa Republikanë ju bashkuan Demokratëve ditën e Marte duke bllokuar voton për tre ligje kripto ndësa kishte mosdakordësi në lidhje me implementimin e tyre. Ligjet në fjalë do të krijonin qartësi rregullatore sidomos për stablecoin-et.

Këta janë një formë kriptomonedhash dizajnuar për të ruajtur një vlerë konstante, zakonisht 1-me-1 me dollarin Amerikan dhe përdoren nga investitorët për të zhvendosur paratë mes blockchaine-ve të ndryshme. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *