July 17, 2025
Screenshot_20250716-202432.png


Pas publikimit të lajmit për një ish-banore të “Big Brother VIP” me inicialet E.Dh., e përfshirë në takime të dyshimta me një të burgosur në Fushë-Krujë, rrjetet sociale kanë shpërthyer në aludime për identitetin e vajzës në fjalë.

Hamendësimet nuk munguan dhe shumë përdorues nisën të përmendin emrin e Efi Dhedhes, një nga emrat më të njohur që përkon me këto iniciale dhe që ka qenë pjesë e reality show-t.

Në rrjete sociale, e gjithë kjo zhurmë është përqendruar në profilin e Efit, ku komentuesit kanë nisur të shkruajnë në lidhje me lajmin që po qarkullon.

Në një nga postimet e saj, një ndjekës i ka komentuar:
Të ka dalë emri moj që vete u bën qejfin të burgosurve. Turp!”

Efi Dhedhes nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, duke reaguar shkurt dhe prerë:
Ça thua, me të vërtetë? Turp të kem.”

Ky reagim shihet si një mohim i drejtpërdrejtë i përfshirjes së saj në këtë çështje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi identitetin e vajzës që fshihet pas inicialeve të përmendura në raportimet mediatike.

Ndërkohë, për rastin në fjalë po vijojnë hetimet nga autoritetet përkatëse, ndërsa në rrjet zhurma nuk ka të ndalur.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *