July 13, 2025
ASLLANI-INTER-e1746626535117.jpg


Postuar: Korrik 13, 2025 | 16:33

Kristjan Asllani ka filluar pak nga pak të kthehet në një çështje te Interi. Ose të paktën kështu raportojnë mediat italiane, të cilat bëjnë të ditur se drejtuesit zikaltër nuk janë edhe aq të lumtur për “jo”-të e vazhdueshme të mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

ASLLANI INTER

“Gazetta Dello Sport” bën të ditur se Interi e ka praktikisht jashtë planeve Asllanin, pasi kërkon ta shesë në merkaton e verës, për të përfituar disa miliona më shumë që të sigurojë të ardhura për afrime të reja. Ai është në një listë ku janë vendosur edhe emrat e Bjukenën, Esposito dhe Stankoviç, të cilëve kërkon t’u gjejë sa më shpejt një sistemim.

Por Asllani ka refuzuar çdo ofertë. Kjo për faktin se Interi ka vendosur një çmim prej rreth 15 milionë eurosh për mesfushorin dhe në Itali, klubet e interesuara për të nuk janë gati të shpenzojnë këtë shifër. Ndërkohë, vetë Asllani ka refuzuar propozime që i kanë ardhur nga jashtë Italisë, mes të cilave edhe Betis, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në Serinë A.

Zikaltrit janë të pakënaqur nga refuzimet e tij dhe po presin me padurim të dëgjojnë oferta konkrete që i afrohen kërkesave të tyre ekonomike për shitjen e kartonit të futbollistit. Bolonja dhe Fiorentina ndjekin me shumë interes Asllanin dhe afrimi i Stefano Piolit te kjo e dyta, mund të bëjë të mundur një transferim pasi raportohet se trajneri admiron lojën e mesfushorit te Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *