
Të hënën në orën 8:30, në një prej hoteleve në kryeqytet, kryeministri Rama do të mbledhë deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë, pas asaj të zhvilluar 10 ditë më parë, për shqetësimet e qytetarëve.
Gjatë kësaj kohe, deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’ia raportojnë ato tek kreu i qeverisë.