
Shkup, 5 korrik – Me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përmes angazhimit të Komunës së Çairit, VLEN po realizon investime të rëndësishme në infrastrukturën lokale.
Sot u përmbyll me sukses asfaltimi i rrugës “Dizhon 17”, pjesë e një projekti që kap vlerën mbi 1.8 milion euro.
Projekti përfshiu ndërtimin e 180 metrave kanalizim fekal dhe përgatitjen për rrjetin e ri të ujësjellësit, që garanton furnizim të sigurt me ujë për 35 amvisëri.
Investimi në fjalë është dëshmi konkrete e përkushtimit të VLEN-it për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e infrastrukturës në çdo lagje të Çairit.
Me VLEN-in në qeveri, zhvillimi ndjehet e ndryshimi po shihet!