
Trent Aleksandër-Arnold nuk mund të merrte pjesë në varrimin e ish-shokut të tij te Liverpuli për shkak të ndeshjes së Real Madridit në Botëror. Pas fitores së mbrëmshme, mbrojtësi i djathtë foli për mediat duke u ndalur te tragjedia që tronditi botën e futbollit.“Mund vetëm të përsëris se dashuria ime, lutjet dhe zemra ime shkojnë me familjen e Diogos dhe Andre. Nuk mund ta përshkruaj dot se si ndihem tani, është diçka që është e vështirë ta shprehësh me fjalë. Diçka e tillë nuk ndodh realisht, dhe kur i ndodh dikujt që ishe kaq afër, që mund ta quanit lehtësisht mik, që qeshe me të, që e doje brenda dhe jashtë fushës… Kam ndarë momente të pabesueshme me të, kështu që është e vështirë të gjesh fjalët”, rrëfeu ai për TAA.
Më pas, dukshëm i prekur, ai shpjegoi se si e mësoi lajmin për këtë tragjedi: “U zgjova me shumë mesazhe si ‘U prehtë në paqe’, ‘Po mendoj për ty’… Isha shumë i hutuar, më duhej të shikoja në rrjetet sociale për ta kuptuar, i thashë vetes: ‘Jo, nuk është e mundur’. Mund t’i ndodhë dikujt që e njeh, por jo dikujt që je kaq afër. Isha ende në shok”.
Duke njoftuar një iniciativë personale, por të dedikuar për Zhotën: “Të gjitha fitoret nga tani e tutje do të jenë për Diogon. Nuk mund ta besoj çfarë ndodhi, jam me zemër të thyer. Ai ishte i pabesueshëm brenda dhe jashtë fushës, një zotëri i vërtetë”, përfundoi Aleksandër-Arnold.
PANORAMASPORT.AL
