
Shqipëria sot nuk është vetëm një atraksion i bukur turistik, por së fundmi në hartat e udhëtimeve ndërkombëtare, ajo po njihet gjithmonë e më shumë edhe për energjinë europiane të qyteteve të saj. Traditat artistike, kulturore, historike, sociale, etj, janë formësuar me një qasje të re, duke u përshtatur çdo vit e më shumë me trendet moderne digjitale.
Përmes një kalendari prestigjoz eventesh muzikore që tërhoqën vëmendjen vendase dhe ndërkombëtare, Credins bank & Mastercard realizuan me sukses skemën shpërblyese cashback për klientët që përdorën kartën Credins Mastercard. Ky mekanizëm erdhi si një shembull konkret ku produktet financiare mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme të çdo klienti në mënyrë sa të thjeshtë aq edhe joshëse. Një përvojë muzikore spektakolare që nisi me DJ-n e famshëm ndërkombëtar Mahmut Orhan, i cili ndezi Sheshin Skënderbej me performancën e tij multidimensionale. Adam Port &Me e kthyen Tiranën në një skenë kozmopolite që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. UNUM Festival, për disa ditë bashkoi DJ të famshëm botërorë si Black Coffee, Damian Lazarus, etj, në bregdetin e bukur shqiptar. Eagle Bit Festival, do të rikthente sërish emocionet e zjarrta muzikore përmes emrave të famshëm ndërkombëtarë dhe vendas si Dimitri Vegas & Like Mike, Elvana Gjata, Ledri Vula, Ylli Limani, DJ Hugel, duke e shndërruar edhe një herë Tiranën në metropolin më të dashur tashmë edhe për turistët e huaj. Përtej aventurave miks të eventeve muzikore, Credins bank & Mastercard sollën konceptin e zonave artistike dhe interaktive të dedikuara për publikun e gjerë, ku çdokush mund të përfitonte dhurata të ndryshme, benefite të personalizuara në shërbime digjitale bankare në kohë reale, etj.
Një tjetër koncept strategjik ishte përdorimi i kanaleve të komunikimit, përmes të cilave u përzgjodh një komunikim modern dhe interaktiv i dedikuar për audiencën. Lojërat interaktive, giveaways dhe përfshirja e influencuesve më të njohur në vend në rrjetet sociale, sollën një frymë të re dinamike dhe autentike në strategjinë e marketingut të Credins bank. Në një kohë kur sfida më e madhe për çdo markë/korporatë është të mbetet relevante në jetën e çdo klienti, sot Credins bank ka dëshmuar se është modeli i një biznesi të suksesshëm, duke ndërthurur dëshirat dhe nevojat e klientëve në përputhshmëri edhe me modelet më të mira të biznesit ndërkombëtar, për të ofruar gjithmonë shërbimet dhe produktet më të mira bankare.