July 1, 2025
Screenshot-2025-07-01-131536.png


am e kënaqur që edhe këtë vit po mbushen shkollat e mesme profesionale, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska pasi pas regjistrimit të parë në qershor më shumë se dyfishi i nxënësve janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale (9469) se sa në gjimnaze (4243).

Priten rezultatet e regjistrimit të dytë elektronik të qershorit që ishte zbatuar dje dhe sot kandidatët i dërgojnë dokumentet në shkollat ku kanë aplikuar. Në fund të ditës do të shpallen rezultatet.

E pyetur për interesimin, ajo tha se interesim ka për “gjimnazet e njohura të Shkupit”, ndërsa në njërin prej tyre me siguri do të ketë edhe testim kualifikues i cili sipas afateve të konkurseve duhet të mbahet më 4 korrik. Testimi kualifikues ose i a.q. provimi pranues realizohet nëse ka më shumë nxënës me pikë të njejta të suksesit se sa vendet e lira të parashikuara.

“Ky është ligji, këto janë rregullat dhe kështu do të veprojmë. Nuk shoh arsye që diçka të ndryshojë në këtë drejtim. Është mirë që publiku ta dijë, si nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit – se në një moment të caktuar të jetës do të testohen njohuritë e fëmijëve. Ky është një nga stimujt për të ditur se nëse duan të mësojnë atje ku duan dhe t’i plotësojnë ëndrrat e tyre, duhet të mësojnë në rini, ndërsa pastaj edhe në vendin e tyre të punës”, tha Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në një ngjarje në Asociacionin Bankar të Maqedonisë.

Lidhur me artikujt se tre kompani që përfaqësojnë botuesit britanikë të teksteve shkollore në anglisht reaguan ndaj thirrjes së Ministrisë së Arsimit për tekste shkollore për këtë gjuhë të huaj duke e vlerësuar atë si “diskriminuese”, Janevska u përgjigj se rezultatet nuk janë publikuar dhe tha: “Nuk e di se për çfarë po reagojnë”.

“Nuk e di se për çfarë po reagon kushdo që të jetë ai. Shërbimi Pedagogjik është pjesë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ka një drejtor. Si ministre në këtë moment, as nuk dua dhe as nuk kam të drejtë të ndërhyj në këtë proces, por jam përgjegjëse për zbatimin e procedurës. Siç e kërkon ligji, kështu vepron Ministria, kam informacione të tilla nga drejtori i Shërbimit Pedagogjik dhe besoj se nuk ka asnjë dilemë se këtu është vepruar sipas ligjit. Kushdo që mendon se ka ndonjë lloj shkeljeje ose ka ndonjë dyshim tjetër, ka institucione në shtet, lirisht mund t’i kontaktojë. Por ende nuk ka zgjidhje, nuk e di për çfarë po ankohen njerëzit”, tha Janevska.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *