July 1, 2025
900-0-1744956213xscreenshot-7-756.jpg


Një mesazh i thjeshtë në inbox i ka mjaftuar Joz Markut për të marrë një vendim që i ndryshoi ditën një maturanti.

Djali, i quajtur Kristian, i shkroi me sinqeritet: “Ma gjej një makinë për maturë se s’kam”.

Pa e menduar dy herë, Jozi vendosi ta ndihmojë. Ai i mundësoi një makinë luksoze që të shkonte në mbrëmjen e maturës, duke i dhënë mundësinë ta përjetonte siç e kishte imagjinuar.

“Jam i lumtur që iku në maturë ashtu siç donte,” ka shkruar ai në një postim të shkurtër.

Kristiani, nga ana e tij, i dërgoi një mesazh falënderimi ku e ftonte edhe personalisht në mbrëmje, qoftë për pak minuta, vetëm për të qenë i pranishëm.

Një gjest i vogël, por me peshë të madhe për dikë që nuk kishte shumë mundësi, por që pati guximin të kërkojë. Dhe pati fatin të hasë dikë që nuk i kthen shpinën.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *