June 25, 2025
S90F_FRONT_STAND_BeautyShot_39206-R3-1024x683.jpg


Nëse videolojërat janë pasioni juaj, vera 2025 është koha për të kaluar në një përvojë që e shndërron çdo lojë në emocion të vërtetë. Me televizorët më të rinj OLED të Samsung, adrenalina nuk është vetëm në lojë, por në çdo piksel të ekranit.

Ky nuk është thjesht përmirësim i cilësisë së imazhit. Është një zhytje totale në botën e lojërave, ku çdo reagim, çdo goditje përjetohet me intensitet. Tashmë me kompatibilitetin NVIDIA G-SYNC, lojërat tuaja nuk ndërpriten më nga dridhjet apo ngadalësimet e ekranit. Ekrani i televizorit sinkronizohet në mënyrë perfekte me frekuencën e kartës grafike për të ofruar një përvojë të pandërprerë dhe tepër të shpejtë.

Fuqi që ndihet në çdo lëvizje

Me Motion Xcelerator deri në 165Hz dhe mbështetje për AMD FreeSync Premium Pro, aksioni nuk është thjesht i bukur, por i shkëlqyer në shpejtësinë e tij. Pavarësisht nëse po garoni në një pistë virtuale, po përballeni në një betejë strategjike apo po eksploroni botë të hapura, ekrani reagon me të njëjtin ritëm si ju.

Inteligjencë që mendon si lojtar

Tashmë nuk keni më nevojë të rregulloni çdo parametër për secilën lojë. Me AI Auto Game Mode, televizori analizon automatikisht zhanrin e lojës dhe përmbajtjen e skenave për të optimizuar imazhin dhe tingullin në kohë reale. Çdo tingull është më i thellë, çdo detaj vizual më i gjallë. Game Bar, ndërkohë, ju lejon të ndryshoni cilësimet pa e ndërprerë lojën, sepse kur jeni në fushëbetejë, çdo sekondë ka rëndësi.

OLED që tejkalon pritshmëritë

Televizorët OLED të Samsung nuk janë vetëm të përsosur për lojë ata janë edhe një përvojë kinematografike për çdo skenë. Falë teknologjisë Quantum Dot, çdo ngjyrë është e thellë, e pasur dhe e saktë, ndërsa teknologjia Glare-Free siguron shikim pa reflektime në çdo orë të ditës. Në zemër të kësaj eksperience është lidhja me SmartThings. Nga ekrani i televizorit, ju kontrolloni dritat, termostatin apo madje monitoroni shtëpinë, ndërkohë loja nuk është më e ndarë nga jeta ajo është pjesë e saj.

Këtë verë, loja është më ndryshe dhe me përfitime reale

Samsung OLED 2025 ofron gjithçka që lojtarët kërkojnë: performancë të lartë, teknologji inteligjente, ngjyra të gjalla dhe eksperiencë immersive që vazhdon edhe pas përfundimit të lojës.

Gjatë periudhës promocionale nga 2 qershori deri më 13 korrik 2025, ose deri në mbarimin e stokut të dhuratave, blerësit e televizorëve Samsung QLED, OLED, Neo QLED dhe The Frame (modelet 2024 dhe 2025) përfitojnë 3 vite garanci shtesë. Për më tepër, ata që zgjedhin modele me madhësi 65 inç e më të mëdha, përfshirë edhe Crystal UHD 98 inç, do të marrin në dhuratë një Galaxy Watch7.

 

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *