
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Cakran, ku janë përfshirë dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen”.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë mes dy makinave, tre pasagjerë kanë mbetur të dëmtuar. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.