June 25, 2025
0f30c211-11a8-4221-a186-444964a9c0c1.jpg


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video që sipas tij përmban pamje tronditëse nga zgjedhjet e 11 majit, të cilat ai i cilëson si një farsë të organizuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha tha se kjo video është tashmë bërë publike edhe në Strasburg, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka shkaktuar reagime të forta.

“Tani dua të njoh shqiptarët me videon që shokoi audiencën europiane dhe është dëshmi e një përpjekjeje të jashtëzakonshme që po bën opozita për të ekspozuar farsën elektorale të Edi Ramës,” – tha Berisha.

Në deklaratën e tij për mediat, Berisha u shpreh se videoja tregon komisionerë duke votuar vetë, persona që marrin disa fletë votimi, komisionerë që shkelin hapur sekretin e votës dhe ndërhyjnë gjatë procesit të votimit.

“Komisioneri voton vetë, orienton votuesin brenda në dhomën e fshehtë, i kontrollon fletën para se të hidhet në kuti. Ky është narkoshteti, kjo është fytyra e zgjedhjeve në Shqipëri sot,” – theksoi lideri i opozitës.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si “armikun më të egër të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve” dhe bëri thirrje për rezistencë qytetare.

“Tani është momenti që shqiptarët të vendosin: do të pranojnë një poshtërim të tillë, apo do të ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore si qytetarë të një vendi demokratik? Unë besoj tek e dyta,” – tha ai.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit dhe do të vazhdojë betejën për të rikthyer standardet demokratike në vend.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *