June 17, 2025
Conference-League.jpg


Postuar: Qershor 17, 2025 | 0:30

Drogeda Junajtid nuk do e përfaqësojë Irlandën në Ligën e Konferencës. KAS ka zyrtarizuar vendimin drastik, dy ditë para shortit për turin e dytë kualifikues. 

Conference League

Nga ky vendim pritet të përfitojë Dinamo e Ilir Dajës, që me shumë gjasa do të kalojë direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në orët në vijim ky fakt pritet të konfirmohet edhe nga vetë UEFA. 

Dinamo festa

Ishte UEFA që mori vendimin, pasi pronarët e Drogedës kishin po ashtu në pronësi Silkeborg. Këto të fundit ndërkohë do e nisin po ashtu nga turi i dytë i Ligës së Konferencës ku konsiderohen si favoritë. 

Klubi irlandez ka reaguar i zhgënjyer nga vendimi i KAS. Pjesëmarrja në Europë u konsiderua arritje e madhe, ndërsa tani gjërat do të ndryshojnë. Gjithsesi pozitiv është fakt që nga ky vendim përfiton një klub shqiptar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *