June 18, 2025
Siljanovska-e1733837303674-780x439-1.png


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL).

Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Tirana, ajo do të flasë në sesionin plenar me temë: “Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE”, si dhe në konferencën e përbashlët për shtyp me presidentin shqiptar dhe atë bullgar, Bajram Begaj dhe Rumen Radev, në cilësinë e presidentëve të shteteve të cilat janë kryesuesja e kaluar, aktuale dhe ardhshme me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Nikoqir i Samitit është presidenti shqiptar, Bajram Begaj. Krahas presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është paraparë të marrin pjesë: presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq; presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadiu; kryesuesja me Presidencën e BeH-së, Zheljka Cvijanoviq; presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev; kryetari i Qeverisë së Serbisë, GJuro Macut, si dhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popsoi.

Në Samit do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të: Turqisë, Hakan Fidan, Greqisë, Jorgos Gerapetritis; Rumanisë, Emilian Horatiu Hurezeanu; sekretari shtetëror në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Punë Evropiane të Kroacisë, Franjo Matushiq; sekretari i përgjithshëm i Këshillit rajonal për bashkëpunim, Amer Kapetanoviq dhe shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në kuadër të vizitës së punës në Shqipëri, Siljanovska-Davkova në Tiranë do të realizojë takim me përfaqësues të pakicës nacionale maqedonase në Shqipëri, të Aleancës maqedonase për integrim evropian, të Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Tiranë, si dhe me diplomatë dhe profesorë maqedonas.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *