
Disa kompani publike, përfshirë ajo e themeluar nga presidenti Amerikan Donald Trump, i kanë hyrë një gare të blerjes së kriptomonedhave duke shfrytëzuar qëndrimin e zbutur rregullator.
Plot 61 kompani publike të cilat nuk kanë veprimtari parë asetet dixhitale kanë adoptuar ato që njihen ndryshe si thesare Bitcoin duke alokuar një pjesë të parave të tyre dhe rezervës për kriptomonedhën më të madhe në botë sipas një raporti të Standard Chartered.
Shumica e tyre synojnë të replikojnë suksesin e arritur nge Strategy, e njohur më parë edhe si MicroStrategy, një kompani e softuerit e cila filloi akumulimin e bitcoin në 2020-ën ndërsa sot posedon më shumë se 63 miliardë dollarë Bitcoin.
Vlera e aksioneve të saj është rritur me 3,000 përqind që prej 2020-ës ndërsa çmimi i Bitcoin ka vijuar të vendosë rekord pas rekordi deri në 110 mijë dollarë këtë vit.
“Kopjet” e Strategy kanë dyfishuar portofolin e tyre të Bitcoin në dy muajt e fundit ndërsa kolektivisht mbajnë 100,000 BTC tha Standard Chartered. Mes tyre është Trump Media & Technology Group, që ka ngritur 2.5 miliardë dollarë muajin e kaluar për të investuar në Bitcoin.
Ndërsa investitorët mund të blejnë Bitcoin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes një ETF-je, investitorët zakonisht mund të përfitojnë gjithashtu përmes emëtimit të borxhit të konvertueshëm për të blerë më shumë Bitcoin.
Kompani si Strategy tregtohen me një çmim më të lartë se sa vlera e zotërimeve të tyre në bitcoin, sepse investitorët besojnë se ato kompani mund të përdorin qasjen e tyre në tregjet e kreditit për të blerë edhe më shumë bitcoin.
Cilat kompani po e bëjnë këtë?
Përveç Strategy dhe Trump Media & Technology Group, një sipërmarrje e përbashkët nisur në muajin Prill mes SoftBank, Tether dhe Cantor Fitzgerald, tërhoqi vëmendjen e investitorëve.
Grupi do të lançojë një sipërmarrje 3.6 miliardë dollarëshe quajtur Twenty One me synimin për të blerë Bitcoin. SolarBank, një kompani energjie me seli në Toronto të Kanadasë njoftoi këtë muaj se do të implementonte një strategji të thesarit të Bitcoin ndërsa nuk ka dhënë informacione sesa do të blejë.
Upexi, një kompani e produkteve konsumatore, së fundi lançoi një thesar për Solana, një tjetër kriptomonedhë e madhe.
Por pse tani?
Trendi vijon ndërsa Trump ka kërkuar rishikimin e politikave ndaj kriptomonedhave. Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në muajin Mars për krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin ndërsa priti liderët e industrisë në Shtëpinë e Bardhë.
Lëvizje të tilla kanë rritur çmimin e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera. Ndryshimi i theksuar në politikë nën Trump “është një nxitje serioze për gjithnjë e më shumë institucione që të hyjnë në këtë fushë,” tha Roshan Robert, CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave OKX. “Mënyra se si institucionet po e shikojnë zhvillimin e aplikacioneve për thesarin është vetëm një pjesë e asaj pamjeje më të gjerë.”
Cilat janë risqet?
Është e paqartë nëse strategjitë kripto në fjalë do të jenë të suksesshme, veçanërisht nëse firmat po blejnë në çmime të cilat aktualisht gjenden pranë rekordeve historike në një sektor që shquhet për luhajtjen e madhe.
Charles Schwab, përmes një raporti muajin e kaluar, tha se nëse një kompani ka sasi të konsiderueshme kripto që në mënyrë të papritur kolapsojnë në vlerë, firma mund të përballet me një krizë likuiditeti. Standard Chartered llogariti nëse Bitcoin bie nën 90 mijëd ollarë, gjysma e kompanive që kanë krijuar thesare Bitcoin do të ishin me humbje.
/PCWorld Albanian