August 4, 2025
IMG_8413.jpeg


Të shtunën, emisioni Prive zbuloi se Egli Tako ka gjetur një shtëpi të re muzikore pas ndarjes profesionale me Fifin.

Këngëtarja tashmë është bërë pjesë e label-it “SBS Entertainment”, ndërsa projektet e reja janë në përgatitje me intensitet të lartë.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se menaxhmenti i ri po kujdeset me vëmendje për hapat e radhës të artistes, duke përgatitur disa projekte të fuqishme që pritet të tërheqin vëmendjen e publikut.

Një nga bashkëpunimet më të shumëpritura këtë verë do ta sjellë Eglin në një këngë të përbashkët me dy emra të njohur të skenës shqiptare – Lumi B dhe Ghetto Geasy.

Për detaje të tjera do të duhet të pritet edhe pak, por një gjë është e sigurt: kjo verë për Eglin do të jetë e mbushur me ritme dhe energji të zjarrta muzikore!



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *