
Postuar: Qershor 12, 2025 | 23:45
Rajsing Santanderi nuk ia ka dalë të presë biletën për në finale të “play off”-it për në La Liga. Skuadra spanjolle është mposhtur me shifrat e thella 4-1 nga Mirandesi, e cila shkon kështu në finale të kësaj faze “play off” falë rezultatit të përgjithshëm 7-4, duke shuar përfundimisht shanset e Partizanit për të përfituar 300 mijë euro nga bonuset e kontratës së Maget, në rast të ngjitjes në La Liga.
Ishte pikërisht, ish-lojtari i Partizanit, Maget, ai që tundi rrjetën në minutën e 12, duke vendosur përkohësisht barazimin 1-1. Por goli i tij nuk mjaftoi, teksa Mirandesi ktheu sërish shifrat në favorin e vetë dhe u kualifikua në finale. Pengesa e fundit për në La Liga do të jetë Real Oviedoja.
Goli i Maget: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
