June 14, 2025
download-14.jpg


Gjykata pranë Kolegjit Zgjedhor nisi shqyrtimin e një kërkese të paraqitur nga Shkëlqim Shehu, kandidat për deputet nga partia ASHM – Partia Demokratike në Qarkun Kukës.

Shkëlqim Shehu ka kërkuar që të rinumërohen votat në njësinë zgjedhore nr. 9 në Tropojë, pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 maj 2025. Ai pretendon se rezultati nuk përfaqëson vullnetin e vërtetë të qytetarëve dhe kërkon gjithashtu që të rishikohen votat e pavlefshme dhe të korrigjohet tabela përfundimtare e rezultatit zgjedhor.

Në këtë proces, pala tjetër është KQZ, i përfaqësuar nga  Marisol Bardhi dhe Juneta Dumi.

Fillimisht, KAS kishte refuzuar ta shqyrtonte ankesën e Shehut, por ai vendosi t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të kërkuar drejtësi.

Megjithatë, për shkak të problemeve shëndetësore të kandidatit, gjykata pranoi kërkesën e tij për shtyrjen e seancës dhe njoftoi se shqyrtimi i çështjes do të vazhdojë më 18 qershor 2025, ora 14:00, pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *