June 14, 2025
big-brother-kosova.png


Drejtuesi i programit, Alaudin Hamiti dhe producentja Olsa Muhameti, kanë dhënë një lajm të rëndësishëm rreth Big Brother VIP Kosova 4.

Derisa ndodhen në një konferencë për këtë format në Gjermani, ata kanë ndarë edhe lajmin e bukur.

Dyshja zbuluan se edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të vijë së shpejti, por ka akoma koha për detaje.

“Big Brother VIP Kosova 4 po vjen, do të ketë shumë inovacione dhe vetëm risi”, theksoi Alaudini.

Ndërsa sa i përket konferencës, Muhameti tha: “Është emocionuese fakti se si Kosova është trajtuar në këtë konferencë, pra Kosova një shtet i vogël që ka bërë një punë të madhe përmes Big Brotherit dhe përmes këtij formati kaq të jashtëzakonshëm reality është përmendur që të prezantohet kaq dinjitoze te shtetet e tjera”.

“Mua më pëlqen fakti që ne arritëm që përmes Big Brother VIP Kosova që të jemi pjesë e kësaj tavoline, siç ishte historia e Vullnetit dhe ajo e Burimit me AI, përdorimin e inteligjencës artificiale”, tha mes tjerash.

E fitues i këtij viti vlen të ceket se u shpall boksieri Drilon Rama.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *