
Hulumtuesit zbuluan ditën e Enjte se iPhone e dy gazetarëve Europianë janë hakuar me spyuer zhvilluar nga Paragon. Apple tha se ka adresuar problemet e sigurisë që janë shfrytëzuar për të realizuar këto sulme.
Citizen Labs shkruante në raport se Apple ka njoftuar hulumtuesit e saj për mbylljen e dobësisë së sigurisë me iOS 18.3.1 lançuar më 10 Shkurt.
Asokohe informacionet rreth iOS 18.3.1 flisnin për adresimin e vetëm të një problemi sigurie që sulmuesit e kishin përdorur për të çaktivizuar mekanizmat e sigurisë së iPhone.
Ditën e Enjte Apple përditësoi buletinin në fjalë duke përfshirë edhe detajet rreth problemit të ri të sigurisë që u rregullua por pa u bërë publik.
Citizen Labs tha se një prej viktimave të sulmit ishte gazetari Italian Ciro Pellegrino ndërsa emri i gazetarit të tjetër të shquar Europian nuk u bë i ditur.
Skandal i softuerit Paragon filloi në Janar kur WhatsApp njoftoi 90 prej përdoruesve të saj përfshirë gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut se kishin në qenë në shënjestër të sulmeve krijuar nga Paragon.
Në muajin Prill disa përdorues morën njoftime në iPhone se kanë qenë shënjestër sulmi me spyuer por pa përmendur kompaninë pas fushatës së hakimit. Njoftimi i Apple thoshte se përdorues nga 100 vende të ndryshme të botës kishin qenë objektiv. /PCWorld Albanian