June 14, 2025
Screenshot_20250612-094800.png


Xheneta Fetahu, një nga ish-banoret më të spikatura të ‘Big Brother VIP Kosova 3″, ka ndarë me ndjekësit e saj se së shpejti do të ketë një rol të ri; do të debutojë në aktrim.

Pas angazhimit në disa programe televizive, Xheneta po sfidon veten në një tjetër dimension të artit, duke marrë një rol në një serial të ri televiziv, në të cilin do të interpretojë personazhin e Rinës.

“Një kapitull i ri po vjen. Rina është gati, a jeni ju?”,- ka shkruar Xheneta në rrjetet sociale, duke ndezur kureshtjen e ndjekësve të saj. Roli i Rinës pritet të zbulojë një anë të re dhe të papritur të talentit të bukuroshes nga Kosova.

Për fansat, kjo është një mundësi për ta parë Xhenetën në një profil të ri, ndërsa për të është një hap i guximshëm drejt rritjes profesionale.

Seriali në të cilin do të luajë pritet të publikohet së shpejti dhe do të sjellë një histori me emocione, ngjarje të forta dhe personazhe unikë. Roli i Rinës, që do të vijë përmes interpretimit të Xhenetës, pritet të jetë një nga pikat më të veçanta të serialit



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *