
Postimi i plotë i zlvendësministres Safije Sadiki Shaini:
Vitet e kaluara, të gjithë sportistët tanë që kanë pasur arritje ndërkombëtare i kanë marrë mirënjohjet dhe pensionet sportive, madje edhe titullin “Sportisti i shekullit” e kemi shqiptar. Kjo është e dokumentuar dhe e padiskutueshme.
Sot, në ceremoninë solemne ku u ndanë mirënjohje për veteranët në futboll, basketboll dhe hendboll, u vlerësuan sportistë që me ekipet e tyre kanë qenë kampionë europianë dhe botërorë dhe doli që në mesin e 22 të nderuarve nuk kishte shqiptarë. Megjithatë, kjo nuk është tendencioze.
Arsyeja është e qartë: në sportet kolektive – futboll, basketboll dhe hendboll – sportistët shqiptarë deri më sot nuk kanë pasur mundësi të marrin tituj si kampion Europe apo bote me ekipet e tyre, prandaj nuk janë përfshirë në një listë që bazohet pikërisht në këto kritere.
Por, kjo nuk do të thotë se kontributi i tyre është më i vogël apo i harruar. Përkundrazi, është një thirrje që në të ardhmen vlerësimi të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë angazhimin dhe sakrificën e të gjithë sportistëve.
Sigurisht, sporti është më i fuqishëm kur bashkon dhe më i drejtë kur i vlerëson të gjithë.
Këta janë sportistët shqiptarë që janë dekoruar me mirënjohje dhe përfitojnë pension të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut. Respekt për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në sport dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit! 🏅
1️⃣ Shaban Trstena – një legjendë e gjallë e sportit shqiptar, i dekoruar si sportist i shekullit.
2️⃣ Shaban Sejdiu – ikonë e mundjes.
3️⃣ Azis Saliu– medalje olimpike bronzë.
4️⃣ Berat Jakupi – kampion i njohur, i dekoruar në kategorinë botërore.
5️⃣ Lulëzim Vranezi – i dekoruar në kategorinë “8 Shtatori”.
6️⃣ Fati Veseli – i nderuar në kategorinë ndërkombëtare.
7️⃣ Arjan Iseni – i dekoruar për arritje në arenën ndërkombëtare.
8️⃣ Rexhep Hajdari – sportist i dekoruar në kategorinë ndërkombëtare.
9️⃣ Drita Islami – sportiste e suksesshme, e dekoruar në kategorinë ndërkombëtare.
🔟 Rexhep Rexhepovski – bokser, medalje e argjend.
1️⃣1️⃣ Ragmi Arifovski – medalje e artë, kampionat botëror.
🏆 Çdo emër është një histori suksesi, përkushtimi dhe krenarie. Lavdi sportistëve tanë!