June 13, 2025
1749718066680522.jpg


Kryebashkiaku i Ersekës dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Erion Isai, i ka dhënë zyrtarisht fund martesës me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela.

Prej kohësh përflitej se çifti nuk jetonin më bashkë, ndërsa Isai thuhej se jetonte mes Tiranës dhe Ersekës, por këto zëra nuk ishin konfirmuar asnjëherë publikisht prej tij.

Tashmë, ndarja është bërë zyrtare – Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin e divorcit në prill të këtij viti, pas një kërkese të paraqitur një vit më parë.

Erion Isai dhe Ajlin Petrela u martuan në vitin 2011 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Në vendimin gjyqësor thuhet se mes tyre “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, se “jetojnë të ndarë” dhe se martesa “ka humbur kuptimin”.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *