
Postuar: Qershor 12, 2025 | 12:31
Luçiano Spaleti ka drejtuar këtë të hënë ndeshjen e tij të fundit si trajneri i përfaqësueses së Italisë, pasi është shkarkuar nga drejtimi i saj pas zhgënjimeve të fundit. Por duket se nuk do të qëndrojë gjatë pa punë, pasi ka marrë një ofertë të parefuzueshme.Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi i Al Nasr i ka bërë një propozim me shifra marramendëse trajnerit italian, që të ulet në pankinën e tij për sezonin e ri. Aktualisht klubi drejtohet nga Stefano Pioli, por palët do të prishin kontratën pasi tekniku do të kthehet të drejtojë në Serinë A, ku e pret krahëhapur Fiorentina.
Kështu, Pioli do të prishë një kontratë nga e cila përfitonte 12 milionë euro në vit. Një shifër që raportohet se do të rritet ndjeshëm për Luçiano Spaletin, i cili vlerësohet më shumë nga arabët. Bëhet e ditur gjithashtu se kjo ide e drejtuesve të klubit është mbështetur edhe nga Kristiano Ronaldo i cili ka dhënë pëlqimin e tij. Ndaj palët do të nisin shpejt negociatat për të formalizuar akordin mes tyre.
PANORAMASPORT.AL
